Një episod dhune ka ndodhur pak më parë në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet, ku në sherr janë përfshirë një polic rrugor dhe një i ri.
Siç shihet në pamjet e shpërndara nga JOQ, efektivi dhe i riu përleshen për disa sekonda në rrugë. I riu kap për arsye ende të paqarta policin nga qafa, ndërsa shihet i veshur me një kapuç për të mos u identifikuar .
Pak më vonë në ndihmë të efektivit vjen një tjetër polic që në bashkëpunim bëjnë kapjen e të riut. Ata e kapin nga krahët dhe e përplasin afër hekurave që janë me semaforin në zonën e Medresës për ta prangosur.