20:02 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja tragjike/ 17-vjeçari ua kishte rrëfyer shokëve: Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime ku kërkonte falje

13:16 | 21/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarja tragjike/ 17-vjeçari ua kishte rrëfyer shokëve: Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime ku kërkonte falje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë të dielën më 20 Prill.

I riu, Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur ai u transportua me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se i riu kishte ndërruar jetë para mbërritjes.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se 17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike. Ai kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, megjithatë nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor. Ekspertët kishin sugjeruar ndërhyrje të specializuar, por duket se sinjalet nuk janë marrë në kohë seriozisht.

Vehipi kishte paralajmëruar aktin tragjik duke i rrëfyer mendimet e tij disa prej shokëve më të afërt. Ndërsa në banesë janë gjetur edhe disa shënime, ku i kërkon ndjesë prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar dhe miqve për shqetësimet që mendonte se kishte shkaktuar.

Ai jetonte në fshatin Valarë me nënën dhe dy motrat më të vogla, ndërsa i ati punonte si kuzhinier në një anije në Greqi dhe ndodhej shpesh larg familjes për periudha të gjata.

Policia ka sekuestruar telefonin shënimet e lëna dhe disa sende personale, ndërsa ka nisur marrjen në pyetje të bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të ngjarjes. Hetuesit po ndjekin disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një ndikimi me natyrë fetare, ndonëse kjo nuk konsiderohet si pistë kryesore për momentin.

Ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së një tjetër 17-vjeçareje, Irsa Meçollari, nga e njëjta shkollë. Deri tani, policia nuk ka konstatuar ndonjë lidhje direkte mes dy rasteve, por po heton nëse ka pasur nxitje të njëjtë apo ndikime të përbashkëta.

Vehip Peçi ishte njohur më parë si një djalë aktiv dhe i komunikueshëm, me vështirësi tipike të moshës, por pa histori të bullizmit apo izolimit ekstrem nga ambienti shkollor, duke bërë që kjo tragjedi të mbetet edhe më e pashpjegueshme për komunitetin.

Ngjarja ka tronditur thellësisht familjen, shokët dhe gjithë komunitetin lokal, teksa ngre një tjetër alarm për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe nevojën urgjente për mbështetje sistematike dhe ndërhyrje në kohë.

Pas

“Lamtumirë At i Shenjtë”- Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, publikon videon nga takimi në Vatikan: Mik i madh i shqiptarëve!

Para

Mister shkaku/ Ngjarja tragjike në Francë, vritet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar

Para
Mister shkaku/ Ngjarja tragjike në Francë, vritet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar

Mister shkaku/ Ngjarja tragjike në Francë, vritet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar

 



Të Fundit

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij

Gaza, akuza të ndërsjellta/ Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

‘Kumbari’ i marrëveshjeve të kokainës Kalabri-Napoli, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga durrsakun e arrestuar! Trafik Holandë-Spanjë me ‘Ligën e Kampionëve’ (EMRI)

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.