Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme. Një tridhjetepesë vjeçar nga Shtërpca e Kosovës me inicialet D.K, ka therur foshnjat e veta 40 ditëshe, njëra ka vdekur, ndërsa tjetra është transportuar për në Nish për të marrë mjekim. Por raportohet se kjo foshnjë është në rrezik për jetën, shkruajnë mediat kosovare. Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Bëhet fjalë për një vrasje të rëndë. Viktima janë foshnja të gjinisë mashkullore me moshë 40 ditësh. Ndërsa njëra prej tyre ka ndërruar jetë në Shtërpce, tjetra është transportuar në Nish” ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Babai i foshnjave është arrestuar me dyshimin se është autor i kësaj vrasjeje monstruoze dhej i është caktuar afati 48 orëssh i paraburgimit.
Detaje:
“Është gjetur dhe konfiskuar edhe mjeti me të cilin është kryer vepra”, ka shtuar Gashi. Bëhet e ditur se edhe fëmija i dytë e ka jetën në rrezik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20. Autori i këtij krimi, sipas medieve serbe, ka qenë mësues i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës. Nuk bëhen të ditur motivet, por theksohet se policia po e heton rastin. (J.V/Shuplaka)