Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun kosovar Sveçla dhe ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Svelça e ka informuar ministrin Balla mbi situatën dhe masat e marra nga Policia e Kosovës.
Mbrëmjen e djeshme grupe të armatosura vranë një polic në Liposaviq dhe plagosën një tjetër.