21:35 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

14:11 | 03/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

Spartak Ngjela nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shkruan se reformën në drejtësi nuk e bllokon dot asnjë forcë kriminale në Shqipëri.

“Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”, o të mjerë! Rezultatet e hetimit shumë shpejt do fillojnë të zbardhen përpara shqiptarëve,  kurse hajdutët e bandës treshe,  vjedhës ordinerë­pushtetarë të lartë­gjyqtarë, le të presin te Moska, sepse shqiptarët e ndershëm do të bëjnë shtetin modern shqiptar dhe drejtësinë shqiptare të tipit perëndimor”, shkruan  avokati Ngjela.

Statusi i plotë:

Pse kanë ikur dhe ikin të lebetitur shqiptarët nga Shqipëria?
Nga një vend ku hajduti i rrugës, pushtetari i lartë dhe gjyqtari janë të bashkuar kundër popullit të tyre, duhet ikur…
Kjo është arsyeja që kanë ikur shqiptarët, se kjo është dhe arsyeja që janë duke jetuar në këtë varfëri ekstreme. Por a do të çahet përfundimisht përbetimi i treshes kriminale shqiptare?
Ja, këtë po presim ne shqiptarët, pasi në një vit rresht pamë sesi një grup banditësh dhe sunduesish i shpallën luftë Amerikës në ethet për të mbijetuar si sundimtarë kriminalë. Kurse tani, me urdhër të kaponandës Sali, duan vonesë dhe presin që, sipas politikës Trump, Ballkani të bjerë nën influencën Ruse. Naivitet tipik prej hajduti…
Të gjithë hajdutët e shqiptarëve, historikisht, kanë kthyer kokën nga Moska. Njëlloj si ata që bashkë me Esat Toptanin, shitën interesin kombëtar në vitet 1912-1917… njëlloj si Ahmet Zogu që erdhi në pushtet me falangat ruse dhe serbe në fund të vitit 1924, njëlloj si bandat antiprrëndimore të Enver Hoxhës në vitet 1946-1948…
Kjo ka qënë dhe kjo mbetet loja makabër e shitësve të mëdhenj të interesave të shqiptarëve, me qëllim që të jetohet në luks mbi varfërinë dhe tragjedinë shqiptare.
Por tani e kanë kot. Gjithçka ka marrë fund. Aleanca shqiptaro-amerikane është thelbi i politikës amerikane në Ballkan, të gjitha hamendjet e krimit antishqiptar janë pjesa e komedisë që po luajnë në dëshpërim bandat e Sali Berishës para ndëshkimit të tyre. 
Reformën në drejtësi nuk e bllokon dot asnjë forcë kriminale në Shqipëri. Që të gjithë janë të humbur, sepse që të gjithë do jenë objekt i kontrollit dhe i ndëshkimit. Kurse hordhitë e Saliut kanë dalë e po thonë do të ketë kryengritje. Domethënë që shqiptarët do ngrihen për të siguruar gjënë e vjedhur të Saliut dhe Ilir Metës. Hajde mendjengushtësi, hajde! 
Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”, o të mjerë! Hetimet vazhdonë me ritëm të lartë. Shumë shpejt do të fillojë denoncimi i vjedhësve, mekanizmat që kanë përdorur Meta dhe Berisha në vjedhjen e paskrupullt të shqiptarëve; mijëra hektarë të grabitur nga banda Berisha; milionat dhe investimet kriminale të Ilir Metës me ane të krimit shqiptar të tipit Balili; paratë e fshehura nëpër bankat off shore; qindra milionë Dollarë të nxjerrë nga kontrabanda e naftës nga klani Bode në fillim e klani Berisha më vonë, në tetë vjet rresht.
E pse të zgjatemi! Rezultatet e hetimit shumë shpejt do fillojnë të zbardhen përpara shqiptarëve; kurse hajdutët e bandës treshe: vjedhës ordinerë-pushtetarë të lartë-gjyqtarë, le të presin te Moska, sepse shqiptarët e ndershëm do të bëjnë shtetin modern shqiptar dhe drejtësinë shqiptare të tipit perëndimor.
Ky do të jetë viti i vendosjes së moralitetit në Shqipëri: kjo është tani një gjë e sigurt. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

spartak-ngjela

 

 

 

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Aksident në Kamëz, furgoni përplas keqazi autobusin e linjës (FOTO)

Para

“Plakje të popullsisë” në Fier, ulet ndjeshën numri i lindjeve

Para
“Plakje të popullsisë” në Fier, ulet ndjeshën numri i lindjeve

“Plakje të popullsisë” në Fier, ulet ndjeshën numri i lindjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.