Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se në PL është ngritur Kryesia Ekzekutive e PL-së.
Tedi Blushi shprehet se Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë do të çojë përpara prioritetet e saj, ku më kryesori është ai për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Deklarata për Mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi:
Kryesia e re Politike e Partisë së Lirisë, në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Konventën Kombëtare, me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus, vendosi mbrëmë ngritjen e Kryesisë Ekzekutive të Partisë së Lirisë, me përbërje si më poshtë vijon:
- Ilir Meta ( President )
- Erisa Xhixho (Zv/Presidente)
- Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)
- Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)
- Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
- Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
- Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
- Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)
- Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
- Kristian Kina (Kryetar i LRI)
- Ambasador Agim Nesho
- Prof. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financiare)
- Z.Petrit Vasili
- Znj.Ana Gjidiaj