Pak ditë më parë, këngëtarja Zajmina Vasjari postoi në rrjetet sociale një foto me personazhin e Pokahontasit me barkun e rrumbullakosur. Ky postim u mor si një sinjal se këngëtarja e tashmë binzesmenja është në pritje të një fëmije.
Megjithatë, e ftuar në emisionin “Thumb” ajo nuk e ka qartësuar tamam publikun. E pyetur për vërtetësinë e këtij lajmi, nëse është në pritje të ëmbël apo thjesht ka dashur të bëjë pak rrëmujë, ajo duke prekur barkun është shprehur se nuk është shtatzënë.
“E fshiva postimi se filluan telefonatat: Do të bëhem teze? Do të bëhem gjyshe? Do të bëhem stërgjyshe? Lajmi doli direkt, u shpërnda gjithandej! Unë nxora Pokahontasin shtatzënë sepse s’e kisha parë ndonjëherë.”, është shprehur ajo.
(XH.A/SHUPLAKA)