20:36 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nikolla e paditi për shpifje, REAGON pas 1 dite Blushi: Erdhi dita për Lindita Parsimi

10:14 | 10/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si e akuzonte Ben Blushi, Lindita Nikollën në parlament: Do mbahesh mend si personi që kërkonte 3.000 euro për një vend pune

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar së fundmi ndaj padisë për shpifje të ngritur një ditë më parë nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, aktualisht kandidate e PS-së për deputete në Lezhë.

Pas akuzave dhe replikave të forta mes tyre në seancën plenare të 23 marsit, ku Ben Blushi e akuzoi Lindita Nikollën se kishte marrë 3.000 euro për një vend pune, ai sot ka reaguar për padinë e ngritur ndaj tij.

Duke e cilësuar “Lindita Parsimi”, referuar punës së saj në krye të ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ai shkruan se Nikolla e ka zakon të mos i ndahet dikujt, sikurse badigardit të saj nuk iu nda as në burg.

“ERDHI DITA PËR LINDITA

Lindita Parsimi paska thënë, se nuk do më ndahet as në gjyq. E ka zakon. Bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg.”, shkruan Ben Blushi.

Një ditë më parë, rreth kësaj ore, ish-ministrja Nikolla bëri me dije se kishte nisur procedurën e padisë për shpifje ndaj Blushit, duke e cilësuar si “shpifarak profesionist”, “njeriun më parazit që ka njohur në jetën e saj”, “i cili sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurrur nga ligësia e mediokritetit”.

“Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.”, shprehej ajo ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Ben Blushilindita nikollapadireagim
Pas

U helmuan 150 vetë nga pastiçeria në Peshkopi, flet banorja: U zgjuan të zverdhur, me të vjella dhe të këputur

Para

Lidhën dhe grabitën dy të moshuar në Tropojë, arrestohen dy autorë të tjerë

Para
Lidhën dhe grabitën dy të moshuar në Tropojë, arrestohen dy autorë të tjerë

Lidhën dhe grabitën dy të moshuar në Tropojë, arrestohen dy autorë të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.