01:14 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nikolla i përvishet Bashës: Je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd!

18:29 | 23/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikolla i përvishet Bashës: Je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla reagon pas deklaratave të një dite më parë të kreut të opozitës Lulzim Basha, ku ai e etiketoi atë me fjalët “ministrja e salcës” dhe tha se ajo është bërë pronare e një vile të shtrenjtë.

Në një kundërsulm, ministrja e cilëson Bashën si një nxënës të dobët dhe përgënjeshtron lajmin që shumë të tjerë e kanë thënë përpara Bashës, duke filluar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.

Është shumë e thjeshtë z. Basha:

Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote!

Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde!

Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!”, shkruan Nikolla.

Një ditë më parë, nga “Çadra e Lirisë” Lulzim Basha tha para protestuesve që gjëja e parë që do bënte kur të bëhej kryeministër, do jetë anullimi i ligjit për arsimin e lartë.

“Orën time të parë do të firmos anulimin e ligjit për arsimin e lartë, që ka  bërë shqiptarët të paguajnë dyfish për të shkolluar bijtë dhe bijat e tyre.  Ne nuk do të pranojmë kurrë që vendimet për arsimin e lartë ti bëjnë anjë grusht politikanësh dhe për më tepër ministrja e salcës. Këto do ti marrin trupa e pedagogëve dhe studentëve, ne do të financojmë arsimine  lartë. Nuk do ketë asnjë të ri dhe të re shqiptare që do të mbetet pa shkollë  prej mundësive ekonomike. Mos prisni as më shumë e as më pak sesa modelin europian të arsimit nga unë”, ka thënë Basha.

Etiketa: lindita nikollalulzim basha
Pas

Banori i Zharrëzës sfidon Ramën: Sille Zahon vetëm një natë tek ne (VIDEO)

Para

Kuiz për politikanët e inkriminuar të PS-së, si po argëtohen protestuesit e çadrës së opozitës

Para
Kuiz  për politikanët e inkriminuar të PS-së, si po argëtohen protestuesit e çadrës së opozitës

Kuiz për politikanët e inkriminuar të PS-së, si po argëtohen protestuesit e çadrës së opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.