22:31 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plehrat bëjnë bashkë socialistët dhe demokratët, nipi i Sadri Abazit fiton tenderin në Shkodër, kryebashkiakia Ademi lidh kontratën

18:44 | 01/10/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plehrat bëjnë bashkë socialistët dhe demokratët, nipi i Sadri Abazit fiton tenderin në Shkodër, kryebashkiakia Ademi lidh kontratën

Firma e familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit të Shkodrës. Kryetarja e bashkisë së vetme që drejtohet nga demokratët, ka lidhur kontratën e pastrimit me kompaninë “Alko Impex Construction”, me administrator nipin e deputetit të PS-së, Arbër Abazi.

Sipas dokumenteve kryetarja Ademi ka firmosur njoftimin e shpalljes së fituesit. Megjithëse oferta e kësaj kompanie nuk ka qenë më e ulët, sërish ajo është shpallur fituese.

Kompania që ka ofruar më pak është s’kualifikuar për disa motive të parëndësishme, duke ngjallur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Diferenca mes ofertës së “Alko Impex Construction” dhe kompanisë që ofroi më pak është plot 60 milionë lekë. Por, sërish fitues është firma e familjes së Sadri Abazit.

Në dokumente që disponon “Shqip” thuhet se tenderi ishte me objekt “shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër, zona Lindore”. Fondi limit për këtë tender ka qenë plot 600 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Mësohet se vlera e firmës fituese ka qenë 480 milionë lekë, ndërsa në tender kanë marrë pjesë 7 firma. Oferta më e ulët ka qenë e kompanisë “Cogren” sh.p.k, me ofertë 420 milionë lekë. Por, këta të fundit janë s’kualifikuar me arsyetimin se punët e ngjashme të paraqitura nuk kapin vlerën limit të kërkuar. Gjithashtu nuk ka dokumente për analizë kosto.

Kohët e fundit, familja Abazi i ka hedhur sytë nga biznesi i plehrave, duke garuar në disa qytete si Tiranën, Kavajën, Devoll, Librazhd e sëfundmi Shkodër. Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, kompania “Alko Impex Construction” ka fituar mbi 27 milion dollarë tendera, kryesisht në fushën e pastrimit.

Një pjesë e këtyre tenderave janë fituar me dokumenta të falsifikuara dhe në një rast është favorizuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke nxjerr dy vendime të kundërta me njëra tjetrën, vetëm për të shpallur fitues nipin e deputetit socialist Sadri Abazit./ Gazeta Shqip

Etiketa: arber abazinipi sadri abazitplehraSadri AbaziVoltana Ademi
Pas

Europa duket se po góditet nga vala e dytë e Covidit, rikthehen masat drástike në Spanjë, Madridi ‘ízolohet’ përsëri

Para

“Gjyqtarët ortodoks kanë kaluar vetingun, ndërsa “Ballistët” nuk e kanë kaluar”, avokati ngre dyshimet: Si ka mundësi?!

Para
“Gjyqtarët ortodoks kanë kaluar vetingun, ndërsa “Ballistët” nuk e kanë kaluar”, avokati ngre dyshimet: Si ka mundësi?!

"Gjyqtarët ortodoks kanë kaluar vetingun, ndërsa "Ballistët" nuk e kanë kaluar", avokati ngre dyshimet: Si ka mundësi?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.