16:30 | 21/05/2025

Nis biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Presidenti amerikan kërkon t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po bisedon në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë.

Reuters bën të ditur se Uashingtoni kërkon përfundimin e konfliktit të konsideruar më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Putin dërgoi mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave të vitit 1962, shkruan Reuters.

Trump, i cili thotë se dëshiron të mbahet mend si një paqebërës, ka bërë vazhdimisht thirrje për t’i dhënë fund “gjakderdhjes” në Ukrainë, të cilën administrata e tij e përshkruan si një luftë me ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Pas telefonatës me Putin, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillojë bisedime me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë të vendeve të NATO-s.

Para
 



Të Fundit