Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë orarin e votimeve deri në orën 20:00, në disa qendra votimi ka nisur procesi i dorëzimit të kutive në KZAZ. Kjo sepse qendrat e votimit janë njoftuar me vonesë për shtyrjen e orarit.
Mirëpo KQZ u bën apel komisionerëve të vazhdojnë të rrinë në detyrë.
Kujtojmë se në mbledhjen e pasdites së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre me 60 minuta procesin e votimit në vend. Vendimi u miratua me 6 vota pro, ku vetëm LSI doli kundër. (D.D/Shuplaka)