Pas rënies nga kategoria të ekipit të Vllaznisë ka nisur dhe largimi I lojtarëve kryesorë të skuadrës shkodrane.
Kështu Arlind Kalaja është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran është prezantuar pak momente më parë me skuadrën e tij të re, pasi ka firmosur edhe kontratën përkatëse për dy vjet.
“Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës. Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. FORCA KUKËSI!”, shkruhet në faqen zyrtare e Kukësit në facebook.
Ai luan në pozicionin e mesfushorit të majtë. (B.H/Faxweb)