Vetëm pak ditë pasi shumë vende të NATO-s, përfshirë edheShqipërinë larguan diplomat rusë nga vendet e tyre, nis edhe hakmarrja e Moskës zyrtare.
Gjatë ditës së djeshme përmes ministrit Sergei Lavrov, Moska bëri të ditur largimin e 150 diplomatëve, 60 prej të cilëve ishin amerikanë.
Po ashtu Moska urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Shën Petërburg.
Lavorv, tha po ashtu se edhe për vendet e tjera u mor një vendim reciprociteti. Edhe Shqipëria largoi 2 diplomatë rusë nga Tirana. Ende nuk ka një konfirmim nëse mes 150 diplomatëve të larguar ka edhe shqiptarë, por gjasat janë të mëdha.
Ajo që e ka gjetur të papërgatitur Rusinë është reagimi në bllok i SHBA-ve, Britanisë, të cilat u mbështetën nga shumë vende.
Britania e Madhe pritet po ashtu të vendos embargo ndaj produkteve ruse, e megjithatë për zëdhënësin e Kremlinit britanikët do të mbeteshin më të dëmtuar nga ky veprim.
(E.K/FAXWEB.AL)