Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej 77 ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, pasi rrezikojnë që të shemben në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Re.
Banorët tashmë përveç dëmshpërblimit 100% të vlerës së pronës, kërkojnë dhe anulimin e projektit pasi sipas tyre është korruptiv.
I pranishëm në protestën e banorëve ishte dhe deputeti i opozitës Klevis Balliu, i cili i vendosi ultimatum kryeminitrit se nëse nuk jep zgjidhje për banorët, ato do të shkkojnë dhe nxjerrin zvarrë pasi po i merr frymën këtij populli.
“Sot ka ardhur koha që të vendosin vetë qyetarët. Jam i bindur se sot ju dhe të gjithë qytetarët jeni më të qartë se kurrë se kjo qeveri nuk është aty për t’ju përgjigjur juve. Ajo është aty për të mbrojtur narkotrafikantët. Nuk ka asnjë plan, asnjë program për mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Ky zotëria arriti të largojë një studente nga klasa, por të jetë i qartë ai se ajo studentë, shokët e saj, prindërit e saj do ta nxjerrin zvarrë nga zyrat atë njeri.
Qytetarë ne i kemi bërë thirrje këtij njeri që të vijë dhe tu japë zgjidhje dhe ky njëri nuk ka ardhur këtu. Ka ardhur koha që të mbledhim forcat se meqë ky nuk vjen këtu do ti shkojmë ne atij. Sovrani duhet të shkojë që ti japë ultimatumin këtij njëriu. Ka ardhur momenti që ti shkojmë atje dhe ta nxjerrim zvarrë pasi po I mërr frymën këtij popullit. Ai duhet të shkojë në burg.”– u shpreh Balliu.
Ndërkohë i pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve ishte dhe ish deputeti socialist Eduard Ndocaj, i cili u shpreh se kjo qeveri duhet të largohet sa më parë pasi nuk mund të bëhet kompromis me krimin.
(M.Q/Faxweb.al)