08:12 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis protesta e banorëve të Astirit, qytetarët kërkojnë zgjidhje për pronën para bashkisë së Tiranës

10:29 | 13/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis protesta e banorëve të Astirit, qytetarët kërkojnë zgjidhje për pronën para bashkisë së Tiranës

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

Qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë tashmë prej ditësh, kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

Sipas raportimit të gazetarës së Fax News Mirilda Tili në protestë ka prezencë të këshilltarëve të djathë të Bashkisë së Tiranës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Banorët kanë vendosur që të qendrojnë para bashkisë, duke mos bllokuar rrugën, deri sa të marrin një përgjigje konkrete nga përfqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre.

Ndërkohë banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë, i kanë drejtur dhe një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit Ilir Meta.

Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.

Më tej banorët kerkojnë që të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizuar dhe si ato që nuk kanë legalizuar, sepse kanë 25 vite që jetojmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Astirprotestetirane
Pas

‘’Çmendet” Ribery, godet tre herë me shpullë dhe shtyn gazetarin e njohur. Ja ç’thotë klubi bavarez

Para

”Ai është një luftëtar, nuk do të dorëzohet”, gruaja e Schumacher thyen heshtjen, 5 vite pas aksidentit fatal

Para
”Ai është një luftëtar, nuk do të dorëzohet”, gruaja e Schumacher thyen heshtjen, 5 vite pas aksidentit fatal

''Ai është një luftëtar, nuk do të dorëzohet", gruaja e Schumacher thyen heshtjen, 5 vite pas aksidentit fatal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Krim brutal në Kaliforni, hajduti 22-vjeçar vret drejtuesen e American Idol dhe bashkëshortin e saj

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Forcat paraushtarake sudaneze akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 personave gjatë bastisjeve në fshatra

Dy të vdekur pas përmbytjeve të menjëhershme në New Jersey dhe New York

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në të gjithë Moskën

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.