09:59 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nis veprimin Basha pas tërheqjes së Patozit. DETAJET e momenteve të fundit për të mundur Selamin

17:11 | 04/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Nis veprimin Basha pas tërheqjes së Patozit. DETAJET e momenteve të fundit për të mundur Selamin

Pas kundërshtive, që me gjasë nuk do ishin dëgjuar kaq fort korridoreve të Partisë Socialiste, në Partinë Demokratike ka rënë një qetësi e përkohshme.

Astrit Patozi, kundërshtari i fortë i Lulzim Bashës, vendosi të mos përballej me të, të shtunën e 22 korrikut. Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj nuk u kualifikuan për të garuar përballë Bashës, ndërsa tani ka mbetur që kundërshtari i vetëm i kryetarit me funksione të ngrira, të jetë Eduard Selami.

”Prozhektorët” janë drejtuar nga PD-ja. Çfarë do ndodhë aty?! Si do garojnë Basha me Selamin? Çfarë do vazhdojnë të bëjnë kundërshtarët Patozi, Topalli, Bregu, Imami, Ruli?! Përpos zërave se mund të bashkohen për një parti të re, një fakt duhet se është i pashmangshëm: heshtja e Sali Berishës përballë tyre.

Kështu, me një të rënë të lapsit, vetëm me mbledhjen e Kryesisë, u rrëzua edhe kërkesa për analizën e humbjes së zgjedhjeve, duke vendosur që zgjedhjet në PD automatikisht të mos shtyhen e debatet të mbyllen.

Tani mes ditëve të nxehta të korrikut, duket se Lulzim Bashës do t’i duhet t’i rikthehet edhe njëherë fushatës mes të vetëve, demokratëve. Pas ditësh heshtjeje, që sa mbylli deklaratën e vështirë të humbjes për cilindo kryetar partie, Basha nuk u duk gjëkundi. Ditën e djeshme, disa orë para mbledhjes së Kryesisë që vetë mungoi, ai u fotografua e filmua në ambjentet e të vetmit lokal pranë selisë duke shtrënguar duart me demokratët.

Çfarë do bëjë tani Basha?! Siç mëson ”Shuplaka”, ai do të kapet pas të vetmes fitore të rëndësishme që demokratët arritën në zgjedhje: Bashkisë së Kavajës.

Është pikërisht vendimi i Bashës për të nisur nesër në orën 19:00 fushatën si kandidat nga qyteti i Kavajës, përkrah demokratëve e kryebashkiakut Isa Sakja, që do të rikthejë edhe njëherë në fushën e betejës edhe stafin e tij.

Me një program që është gati, përballë ideve të Selamit, pritet që këto ditë korriku të ketë sërish zhvillime nga politika, në mos më shumë në kampin kundërshtar: pas perdeve të godinës përballë së cilës Basha qëndroi për 3 muaj por nuk ia doli dot ta fitonte. /Valmora Gogo-SHUPLAKA

 

Etiketa: Astrit PatoziBashafushateJozefina Topallilulzim bashaPD
Pas

Propozim për martesë në koncertin e “Coldplay”, i riu i ulet në gjunjë të dashurës në Itali

Para

BE kushtëzon Serbinë: Integrimi varet nga raporti me Kosovën

Para
BE kushtëzon Serbinë: Integrimi varet nga raporti me Kosovën

BE kushtëzon Serbinë: Integrimi varet nga raporti me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.