Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ngulmuar sërish së fundmi që partitë politike të mblidhen në një tryezë bisedimesh me qëllim përpjekje për kompromis. Kërkesa u është drejtuar kreut të PS-së, Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Pas kërkesës së tij, nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkruar menjëherë në llogarinë e tij në “Twitter”. Vetëm pak minuta pas Nishanit, Rama shpreh gatishmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes kaq të vonuar të Kreut të Shtetit dhe të ulet për të gjetur kompromisin me Lulzim Bashën.
“Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB.”, shkruan kryeministri.
(XH.A/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/05/nishanirama-522x400.jpg)