18:12 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nishani ngushëllim për Andrea Stefanin: E trishtueshme për këdo, e lehtëson trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale që ai la pas

11:34 | 04/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani ngushëllim për Andrea Stefanin: E trishtueshme për këdo, e lehtëson trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale që ai la pas

Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit, analistit dhe publicisitit, Andrea Stefanit. Duke shprehur ngushëllime për familjarët e tij Nishani thotë se humbja e Andrea Stefanit është e trishtueshme për këdo, por ajo që e lehtëson sado pak dhimbjen është trashëgiminia shpirtërore dhe intelektuale që ai la pas.

Letra e plotë e Nishanit:

“Të dashur familjarë të të ndjerit Andrea, lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, e mësova me hidhërim të madh! Në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një njeri që e ka njohur Andrea Stefanin, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, duke u përpjekur t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këto çaste përjetimi të kësaj dhimbje të thellë! Me ikjen e parakohshme nga kjo botë, Andrea do t’ju mungojë në mënyrë të pazëvendësueshme jo vetëm ju, familjes dhe njerëzve të dashur, por edhe kolegëve të tij gazetarë dhe analistë, sidomos shoqërisë civile shqiptare, ku ai dallohej gjithmonë për shpirtin luftarak dhe pasionin e pashtershëm, me të cilët luftonte e përpiqej për kauzat dhe bindjet e veta, pa bërë kompromis për asgjë që nuk i dukej e drejtë. Humbja e Andreas është e trishtueshme për këdo, por ajo që e lehtëson sadopak dhimbjen është trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale, që i shpalosi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale, duke nderuar familjen, si dhe duke pasuruar gazetarinë dhe aktivizmin civil shqiptar. Shpirti i Andreas u prehtë në paqe!”

Pas

Basha në Kukës: Nuk do lejojmë taksën në rrugën e kombit, asnjë investim në Kukës nga qeveria

Para

Burgim i përjetshëm për shoferët, shkeljet të cilat dënohen në rast aksidentesh

Para
Burgim i përjetshëm për shoferët, shkeljet të cilat dënohen në rast aksidentesh

Burgim i përjetshëm për shoferët, shkeljet të cilat dënohen në rast aksidentesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.