05:33 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nishani uron për Pashkët: Festa e mrekullueshme dhe frymëzuese, t’i tregojmë botës vlerat tona

10:36 | 16/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të  pashlyeshme

Me rastin e Pashkëve Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka uruar besimtarve të krishterë këtë festë. Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit ndalet tek harmonia fetare në vendin tonë, duke shtuar se këto vlera duhet t’ia përcjellim botës.

“Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë!

Në këtë ditë të shenjtë, të Pashkëve kur të gjithë besimtarët e krishterë urojnë njëri-tjetrin dhe kur besimi i tyre i palëkundur te Biri i Perëndisë ripërtëritet e shumëfishohet, kam privilegjin e kënaqësinë që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj të gjithëve nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet! Sa më shumë, mbarësi, paqe dhe begati e lumturi për ju dhe në gjirin e familjeve tuaja!

Dëshiroj gjithashtu që në këtë ditë të bekuar të gjithë së bashku të rigjejmë brenda vetes virtytet më të sinqerta jo vetëm te besimi në Zot, por edhe te shoqi-shoqi, si vëllezër e motra, si bij e bija të denja shqiptarësh, që ngahera kanë aftësitë, forcën dhe kurajën për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për begatinë dhe të ardhmen e lumtur të vendit e të popullit tonë, sidomos atë të brezave të rinj e atyre që do të vijnë më pas!

Festa e mrekullueshme dhe frymëzuese e Pashkëve, kjo ditë e ripërtëritjes së besimit e shpresës për një të nesërme më të mirë, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta, duke u përpjekur parreshtur që krahas harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore e proverbiale shqiptare, t’i vërtetojmë botës dhe sidomos familjes evropiane, se vlerat e vyera të kombit tonë të lashtë janë të palëkundura e të pashtershme.

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e shenjtë të Pashkëve!”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Bujar Nishanipashketurimi
Pas

Mesila Doda dhe Monika Kryemadhi bëhen bashkë, ja mesazhet që përcjellin

Para

Tahiri sposton Majkon, surprizë kryesuesja e Durrësit, në Berat vendoset kundërshtari i dikurshëm i Metës (LISTAT E PS-së)

Para
Tahiri sposton Majkon, surprizë kryesuesja e Durrësit, në Berat vendoset kundërshtari i dikurshëm i Metës (LISTAT E PS-së)

Tahiri sposton Majkon, surprizë kryesuesja e Durrësit, në Berat vendoset kundërshtari i dikurshëm i Metës (LISTAT E PS-së)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.