19:47 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Nisin punimet në projektin “Guri i Përmetit”, Kumbaro: Qarku Gjirokastër, kryeqendër e turizmit

09:48 | 16/04/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisin punimet në projektin “Guri i Përmetit”, Kumbaro: Qarku Gjirokastër, kryeqendër e turizmit

Në qytetin e Përmetit ka nisur punën kantieri më i ri i ndërtimit në trashëgiminë kulturore, “Guri i Përmetit”. Ky është  projekt i Ministrisë së Kulturës dhe i Institutit të Monumenteve dhe Bashkisë së Përmetit.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli.

Duhet të themi që “Guri i qytetit të Përmetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2.

Projekti konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e ‘Gurit’ dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi.

“Nuk mund të jetë më Përmeti një destinacion i anashkaluar dhe ca më keq i harruar, siç ka qenë deri më sot nga harta jo vetëm e qarkut të Gjirokastrës, por edhe më gjerë, sepse Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme të pasurive natyrore, kulturore, shpirtërore, që është meritë vetëm e përmetarëve dhe paraardhësve të tyre”, u shpreh Ministrja Kumbaro në vazhdim të fjalës së saj.

Ideja kryesore e këtij projekti është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kulturor e artistik. Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: Tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçimit dekorativ dhe funksional.

Ky projekt është njëri nga kantieret e hapura të Rilindjes Urbane, që ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën, të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të krijojë formula të reja të turizmit, falë pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë qytetet me trashëgimi kulturore.

Kumbaro nuk harroi të kujtojë nga Përmeti se “Filozofia e qeverisë shqiptare për qarkun e Gjirokastrës është që të jetë kryeqendër e turizmit.

“Të kthehet në një qark me shumë pole atraktive. Krahas kantiereve të rilindjes urbane të forcojmë turizmin. Biznesi duhet të zgjohet dhe të ecë paralelisht me investimet e autoriteteve shtetërore për t’u ofruar një menu turistike të denjë çdo vizitori në këtë zonë”, u shpreh Kumbaro. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: mirela kumbaropermetprojekti
Pas

”Jemi gati t’i përgjigjemi luftës me luftë..”, Koreja e Veriut ju tregon forcat SHBA-ve

Para

”Memot”, trendy më i ri i politikanëve shqiptarë. I gjen të gjitha, kryeministër mbi gomar, apo… (FOTOGALERI)

Para
”Memot”, trendy më i ri i politikanëve shqiptarë. I gjen të gjitha, kryeministër mbi gomar, apo… (FOTOGALERI)

''Memot'', trendy më i ri i politikanëve shqiptarë. I gjen të gjitha, kryeministër mbi gomar, apo... (FOTOGALERI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.