“Nisma Thurje’ ka depozituar në KQZ dhe KAS, një ankimim për bllokimin e KZAZ Dropull. Pak më parë në një njoftim nga prokuroria thuhej se për shkaqe të denoncimit të një banori në Dropull, që pretendonte se është mashtruar nga përfaqësues të “Nisma Thurje” që kundrejt shpërblimit të mblidhte karta identiteti.
Për këtë arsye Prokuroria ka bllokuar dokumentacionin KZAZ 82 Dropull. “Nisma Thurje”, në ankesën drejtuar KQZ-së dhe KAS-it shkruan se nuk ka asnjë mungesë dokumentacioni dhe nëse do ishin bërë shkelje do duhet të kërkohej plotësimi i dokumentacionit gjë që nuk ka ndodhur. Pra, kërkohet regjistrimi i Kosta Garos për kandidat për kryetar bashkie i subjektit Partia Nisma Thurje.
Nëpërmjet shortit elektronik u caktua relator i çështjes Elvis Çefa.