07:56 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Një Bayern i papërmbajtshëm, gjysmë-sezoni me statistika të çmendura

19:26 | 29/12/2016
në Sport, Te Gjitha
0
Një Bayern i papërmbajtshëm, gjysmë-sezoni me statistika të çmendura

Bayern Munchen e mbylli vitin 2016 në krye të Bundesligës. Bavarezët u kualifikuan në 1/8-at e Champions-it dhe në Kupën e Gjermanisë bënë gjithashtu detyrën.

Statistikat e 2016/’17

6 – Bayerni i merr pushimet dimërore si kryesues në 6 vitet e fundit, një rekord i paprecedentë. Në total, ata e kanë mbyllur vitin si kryesues për herë të 22-të dhe në 18 prej tyre në fund janë shpallur kampionë.

8 – Carlo Ancelotti i ka fituar të 8-ta ndeshjet e tij të para zyrtare me klubin, më shumë se çdo trajner tjetër që prej historisë së Bundesligës në vitin 1965.

9 – Bayerni ka mbrojtjen më të mirë të Bundesligës, duke pësuar vetëm 9 gola në 16 ndeshje. Kampionët janë e vetmja skuadër që e kanë ruajtur të paprekur portën në gjysmën e ndeshjeve.

34.8 – kilometra në orë: Maksimumi i shpejtësisë që ka arritur Kingsley Coman në fushë, duke e thyer rekordin e tij të mëparshëm me 0.43 km/h.

52 – Asnjë ekip i Bundesligës nuk mund të krahasohet me forcën ofensive të Bayernit që ka krijuar 52 raste shënimi dhe gjithashtu kanë shënuar më shumë se cilado skuadër, 38 gola.

69.9% – Lojtari më i fortë i Bundesligës që ka fituar më shumë duelet një për një është Mats Hummels me 69.9% të tyre të fituara. Bayerni është gjithashtu skuadra më e fortë sa u përket dueleve, duke fituar 53.4%.

133 – Goli i Lewandowskit ndaj Leipzigut ishte i 133-ti në Bundesligë, duke barazuar rekordin e Elberit. Pizarro është i vetmi lojtar jo gjerman që ka shënuar më shumë, 190 gola.

159 – Tiago Alcantara ka përshkuar më shumë km gjatë sezonit 2016/’17 të Bundesligës, 159.

162 – Bayerni ka shkaktuar vetëm 162 faulle, më pak se çdo skuadër tjetër e Bundesligës në 16 ndeshjet përpara pushimeve.

238 – Kapiteni Lahm fitoi ndeshjen e tij të 238-të të tij në Bundesligë ndaj Leipzigut. Tashmë mbrojtësi renditet i pesti në listën lojtarëve që kanë fituar më tepër ndeshje, duke barazuar rekordin e ish-bavarezit Stefan Rojter. Lahm krenohet me 64% të ndeshjeve të fituara, përqindja më e lartë mes 10 lojtarëve të parë.

284 – Numri i goditjeve në portë i Bayernit deri tani. Kundërshtari e ka bërë 121 herë. Vetëm Lewa numëron 70 prej këtyre goditjeve, më shumë se çdo lojtar tjetër i Bundesligës.

415 – David Alaba numëron 415 sprinte këtë sezon, më shumë se çdo bavarez tjetër.

999 – Tomas Muller i dha fund thatësirës prej 12 ndeshjesh pa shënuar në Bundesligë (999 minuta) në javën e 14-të, duke shënuar golin e katërt në fitoren 5-0 ndaj Wolfsburgut.

1.440 – Neuer krenohet me 1.440 minuta këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër i Bundesligës. Ai nuk ka humbur asnjë sekondë të 16 ndeshjeve.

3.800 – Goli i Tiagos ndaj Leipzigut ishte i 3.800 në Bundesligë, një rekord. Klubet e tjera nuk kanë arritur as në kuotën e 3000 golave.

11.537 – Bavarezët kanë kryer më shumë pasime se klubet e tjera, 11.537 dhe kanë edhe saktësinë më të lartë, 87%. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: bayern mucnhenbundesligarekordshifra
Pas

Sekretari i Burimeve Njerëzore në FRPD: Arrestoni Gramoz Ruçin të nisë dekriminalizimi

Para

Prishtina mbushet me borë (FOTO)

Para
Prishtina mbushet me borë (FOTO)

Prishtina mbushet me borë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.