07:38 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Një BMW ka shkaktuar aksident, thuhet se i përket drejtorit të Policisë së Gjirokastrës”, gazetari jep detaje dhe pyet pse u mbajt e fshehtë

09:46 | 28/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Një BMW ka shkaktuar aksident, thuhet se i përket drejtorit të Policisë së Gjirokastrës”, gazetari jep detaje dhe pyet pse u mbajt e fshehtë

Një aksident, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:33, që ka plagosur një person duke e lënë në gjendje të rëndë, është shkaktuar në rrugën kombëtare, pranë fshatit Krahës.

Gazetari dhe këshilltari i Drejtorisë së Burgjeve, Elio Laze jep detaje, duke thënë se ”po thuhet se shkaktar është vetë drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër”, duke ngritur pyetjen pse kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë. I plagosuri, sipas Lazes është Axhem Mërtiri.

”Ngjarje e fshehur apo hetim në vijim?

Në orën 20:33 minuta në rrugën nacionale pranë fshatit Krahës një automjet BMW Serie 1 (për arsye etike s’po publikoj targën), ka shkaktuar një aksident automobilistik me një të plagosur rëndë.

Këtu fillon historia. Në rradhë të parë automjeti që ka shkaktuar aksidentin nuk ka ndaluar në vendngjarje. Dhe më e rënda e historisë është që automjeti thuhet se i përket drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër. I plagosuri Axhem Mërtiri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit.

Përse kjo ngjarje nuk është bërë publike ende?”, shkruan Laze.

”Shuplaka” pas kontaktit me burime të policisë mëson se versioni i Policisë së Gjirokastrës për aksidentin është ky:

”Në aksin rrugorë Levan -Tepelenë, në hyrje të fshatit Lulëzim, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin A.M, 59 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Civil Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”.

Policia konfirmon largimin nga vendi i ngjarjes, por nuk jep asnjë detaj për autorin e dyshuar, duke thënë veçse që mjeti është i paidentifikuar. Gazetarët janë duke punuar për të marrë rrëfimin e  familjarëve të të aksidentuarit dhe detaje rreth ngjarjes së rëndë. Momentalisht mësohet se Mërtiri ndodhet ende në gjendje të rënë në Reanimacion.

(V.G/SHUPLAKA)

Foto ilustruese
Etiketa: aksidentBMWdrejtori i policisegjirokaster
Pas

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Hugh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy”

Para

‘’Me qetësi dhe dashuri”, ‘’Të kapa për zhelesh të qita jashtë”. CILËT janë 5 deputetët që i mungojnë Kuvendit

Para
‘’Me qetësi dhe dashuri”, ‘’Të kapa për zhelesh të qita jashtë”. CILËT janë 5 deputetët që i mungojnë Kuvendit

‘’Me qetësi dhe dashuri”, ‘’Të kapa për zhelesh të qita jashtë”. CILËT janë 5 deputetët që i mungojnë Kuvendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.