Në familje me katër anëtare mes të cilëve dy fëmijë të mitur të cilët po lundronin me një mjet në det janë shpëtuar nga policia kufuitare.
Sipas policisë mësohet se mjeti në të cilin ndodhej familja në det një varkë plastike ka pësuar defekt duke vënë në rrezik jetën e tyre
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Durrës
Rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare i shkojnë në ndihmë një familjeje me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur.
Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit.
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.
Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxorr në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.