Shumë herë kemi patur thirrje nga shoqata të dhurimit të gjakut për të ndihmuar sado pak personat të cilët kanë nevojë për gjak.
Mes njerëzve të thjeshtë këtë herë ka marrë pjesë edhe Rudina Hajdari.
Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht edhe vajza e Azem Hajdarit ka vendosur që sot të bëj një gjest bamirës duke dhuruar gjak. Kauza e mirë vjen pasi Tetor është muaji i ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit.
Rudina Hajdari është një figurat e reja të politikës dhe parlamentit shqiptar. Ajo mori mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
(B.N/ SHUPLAKA)