Melania Trump ka qenë ditët e fundit në vëmendjen e medias, pasi për të është shkruar një libër ku tregon shumë për gruan e Donald Trump. Kjo biografi mahnitëse e Melania Trump nga reporteria, Washington Post, Mary Jordan përshkruan një zonjë të parë që është shumë më me ndikim në Shtëpinë e Bardhë sesa e kuptojnë shumica e njerëzve.
Bazuar në intervistat me më shumë se njëqind njerëz në pesë vende, The Art of Deal: The Story Untold of Melania Trump tregon një portret të paparë të zonjës së parë. Ndërsa imazhi i saj publik është i një gruaje të fshehtë që lundron mbi lojërat politike të Uashingtonit, prapa skenave Melania Trump nuk është vetëm pjesë e rrethit të brendshëm të Presidentit Trump, por për disa vendime kryesore ajo ka qenë këshilltari i tij i vetëm më me ndikim.
Gjatë gjithë jetës së saj publike, Melania Trump ka punuar me qëllim që të mbetet misterioz. Me ndihmën e personave kryesorë që flasin publikisht për herë të parë dhe dokumenteve dhe kasetave të para-shikuara, në këtë shkrim tregohet jeta që ajo kishte para se të takohej me Donald Trump.
Sipas Mary Jordan, Melania e ka krijuar prej kohësh mitin e saj: “Ajo ngjan shumë me burrin e saj … madje shumë më tepër se sa duket”.
Që nga hyrja në jetën publike, ajo nuk është ndalur së përsërituri para gazetarëve moshën e saj (aq shumë sa dikush mund të dyshojë se sa vjeç është realisht), por edhe të pretendojë se ‘ajo kurrë nuk kishte kryer operacione kozmetike”.
Nëse do të shikonim CV e saj zyrtare, Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës. Pas verifikimeve serioze nga autorja (çmim Pulitzer në 2003), duket se Zonja e Parë Amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim. Një gënjeshtër ose një rrumbullakësim i realitetit, njësoj si fakti që ajo arrin të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë. As kjo deklaratë që nuk është verifikuar kurrë.
“Fotografë dhe të tjerë që kanë punuar me të ndër vite – përfshirë shtetasit italianë, francezë dhe gjermanë – më thanë që ata kurrë nuk e kishin dëgjuar atë të komunikonte në këto gjuhë”, shkruan përsëri Mary Jordan në librin e saj. Pra ndonëse tashmë ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme që e përshkruajnë zonjën e parë si një kalkuluese të ftohtë, që nuk hyri menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të rinegociuar kontratën financiare me burrin milioner, që flasin për xhelozinë e shfrenuar femërore ndaj bijës së Trupmp, që tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet, në biografinë e re.(M.H/Faxweb.al)