12:26 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U raportua si grabitje banese, zbardhet ngjarja në Tiranë/ Gardisti me shokët tentojnë të vjedhin 4 kg kòkainë: Jam terrori i mbrëmjes, bëj gati një zarf

13:47 | 18/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U raportua si grabitje banese, zbardhet ngjarja në Tiranë/ Gardisti me shokët tentojnë të vjedhin 4 kg kòkainë: Jam terrori i mbrëmjes, bëj gati një zarf

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në bùrg gjashtë personat e árrestuar pak ditë më parë për një grábitje me ármë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Në bùrg janë lënë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj. Tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grábitje.

Kur janë ngjitur lartë në banesë janë përleshur me pronarin, i cili ka arritu t’u marrë pistoletën. Të nesërmen ata kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar: Jam terroristi i mbrëmjes. Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar nga frika. Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe árrestimi i tyre. Pas árrestimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se kanë shkuar në banesë për grábitur një sasi prej 4kg kòkainë, por nuk kanë mundur.

Si nisi plani

Plani për grábitjen e 4 kg kòkainë në shtëpinë e 45-vjeçarit Endri M., në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë, ishte ndryshuar 3 herë, derisa në fund jo vetëm dështoi, por i çoi pas hekurave 6 protagonistët. Duket se ideatori i të gjithë ngjarjes ka qenë efektivi i Gardës së Republikës, 31- vjeçari Aleks Kala.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në një njoftim zyrtar të publikuar më datë 16 qershor, tha se ndalimi i tij ishte bërë pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë disa mujore, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Ndërkohë, paralelisht me këtë hetim që po kryente SHÇBA, nga ana e Komisariatit të Policisë nr. 2 ishte regjistruar procedimi penal ndaj tij për veprat “Vjedhje me ármë e kryer në bashkëpunim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtje e municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore”.

Të hënën Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 2 Tiranë, realizoi ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për një punonjës të Gardës së Republikës, si dhe për 6 shtetas të tjerë, ndërkohë që një shtetas tjetër u shpall në kërkim.

Ndryshimi i planit rrugës

Endri M. kishte dëgjuar disa zhurma që vinin në oborrin e shtëpisë së tij një mbrëmje nga fundi i majit, por nuk u kishte kushtuar shumë rëndësi. Megjithëse pikërisht atë natë, gardisti Aleks Kala, që e thërrisnin “Gyli”, bashkë me grupin e tij, që njiheshin edhe me nofkat “Lupino”, “Çerri” dhe “Çuçi” etj. kishin tentuar për herë të parë të realizonin grábitjen. Duke përdorur një shkallë druri që të futeshin nga ballkoni i shtëpisë së 45- vjeçarit, ata kishin ndërmend që, pasi të kërcënonin me ármë Endri M., të grábisnin drogën, për të cilën kishin informacion se ai e mbante në shtëpi.

Duket se në moment të fundit gardisti ka ndryshuar mendje, me shumë mundësi pasi kishte me vete ármën e shërbimit. Kjo u mësua më vonë gjatë përgjimeve, kur në një moment ai shprehej se: “Duhet ta shtyjnë planin, nuk dua të përdor ármën e punës”. Kjo tentativë ishte mësuar dy ditë më vonë nga i zoti i shtëpisë, i cili ka marrë një telefonatë ku i kërkohej një zarf. Telefonuesi i thoshte: “Jam terrori i mbrëmjes, bëj gati një zarf”.

Kjo telefonatë e ka shtyrë Endri M. që të lajmërojë Policinë dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë parë autorët që tentonin të hynin në shtëpi, duke përdorur një shkallë. Por kjo nuk ka qenë telefonata e parë që autorët i bënin 45-vjeçarit. Më datë 1 qershor ata e kanë telefonuar sërish, duke iu lutur që ta mbyllte çështjen. Madje personi që e telefononte i kërkonte dhe falje, duke i premtuar se nëse e mbyllte çështjen me Policinë, do t’i tregonte se kush i kishte orientuar tek ai.

Si u zbuluan autorët

Gjatë veprimeve hetimore oficerët e Policisë kanë rënë fillimisht në gjurmët e dy personave, shtetasit Spartak Qoku, i dënuar disa herë për vjedhje në Itali e Shqipëri, dhe shtetasit Emel Hajdari. Këta të dy persona, bashkë me një tjetër që ndodhej në qeli, kishin realizuar edhe një tjetër vjedhje, po në territorin e Komisariatit nr. 2. Më datë 8 prill, shtetasi Mariglen Sh. kishte bërë kallëzim se i kishin vjedhur shtëpinë në katin e tetë të një pallati pranë Repartit Zjarrfikës.

Spartak Qoku ka qenë personi që është árrestuar i pari dhe është zbërthyer duke treguar të gjithë grupin. Burimet thane se Qoku, i skeduar e dënuar disa herë për vjedhje, ka rrëfyer planin për vjedhjen e 4 kg kòkainë, që, siç ka thënë ai, u kishte treguar një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur pasi vazhdon të jetë në hetim. Më pas historia është treguar edhe nga një tjetër person, që është árrestuar bashkë me Qokun.

Ai ka treguar se bashkë me gardistin dhe Franci Alimin janë takuar e janë nisur për të kryer grábitjen, pasi Aleks Kala kishte futur ne brez ármën. Ky plan u anulua pasi Franci tha se kishte shumë policë rreth e rrotull, ndërsa gardisti tha se nuk mund të përdorte ármën e shërbimit.

Natën kur ndodhi tentativa reale e grábitjes ata i kanë trokitur në derë Endri M., duke i thënë që ta hapte pasi ishin Policia. Në këtë moment ata janë përleshur me të, por sërish nuk e kanë realizuar grábitjen, duke u larguar.

Pas

Një mit i krijuar nga hiçi?, “The Art of Deal” biografi trónditëse për Melania Trump

Para

Çudia në Durrës/ Burri dhe komshija me Covid, gruaja del negative

Para
Viktima e parë nga Koronavirusi, reagon Presidenti Meta

Çudia në Durrës/ Burri dhe komshija me Covid, gruaja del negative

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.