Armina Mevlanit nuk i mungon dëshira që të jetë nënë, po është ende herët për të.
E lidhur prej disa vitesh me Shkëlzen Berishën përballë fëmijëve në ‘’Kurthin e Piter Panit”, ajo nuk u ka shpëtuar as disa pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen e të dashurit të saj.
Armina tregoi se ka një marrëdhënie shumë të afërt, sidomos me Liri Berishën, nga e cila kishte mësuar shumë, sidomos në pjesën e gatimit. E pyetur nëse iu thërret mami dhe babi, Sali dhe Liri Berishës sipas traditës, Armina tregoi se jo.
Ajo tha se iu thërret Lili dhe doktori, jo se nuk do që të respektojë traditën, por pasi ashtu ndihen më mirë të dyja palët.
A ke ndërmend të bësh një bebe?
Armina Mevlani: Sigurisht që kam ndërmend, unë i dua shumë fëmijët, por jam ende 26 vjeç dhe ndoshta për pak.
Si ndihesh ti në një familje tropojane?
Armina Mevlani: Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes dhe është një familje vërtetë shumë tradicionale, shumë e ngrohtë dhe më bën të ndihem mirë sa herë që shkoj çdo fundjavë aty. ka shumë dashuri brenda, bëjnë gatime shumë të mira dhe ndihem shumë me fat. Me të dy shkoj shumë mirë, por me Lilin duke qenë se jemi të dyja femra dhe gjejmë më shumë biseda për të bërë, më mëson gatimet e veta që janë shumë të mira.
Z.Berisha të merr ndonjëherë në telefon pas ndonjë dalje televizive të të thotë këshillat e tij?
Armina Mevlani: Sigurisht, më merr në telefon, më ndjek gjithmonë, edhe unë ja ndjek gjithmonë këshillat.
(E.K/FAXWEB.AL)