22:52 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Një Revolucion Kimik para atij Demokratik

12:15 | 01/03/2017
në Te Gjitha
0
Një Revolucion Kimik para atij Demokratik

Nga Flutura Açka

Gomorra: në gjueti të politikanëve mafiozë lindorë për plehrat

30 milion ton mbeturina, afërsisht sa masa e Everestit po pret për rrugë për në Europën Lindore ose Afrikë… në varësi ku mafia italiane do të gjejë dorëzanët e vet.

Mjafton lajmi i fundit (i rremë apo i vërtetë, qoftë) i zhdukjes nëpër Shqipëri të rreth 30 mijë ton plehra, që verën e ardhshme turistët e huaj (edhe ata shqiptarë) t’i grisin biletat për Shqipëri. Në fakt ne flasim për një revolucion demokratik, por na duhet një revolucion kimik për ta pastruar politikën tonë nga mafiozë me pushtet që mund t’ia bëjnë gjëmën një perle europiane si Shqipëria. Mjafton beteja kundër Ligjit të Importit të Plehrave (Mbetjeve) për të kuptuar se sa e brishtë dhe e rrezikshme është situata.

Në jug të Italisë, pranë Napolit është vendi ilegal i hedhjes së mbetjeve, prej nga mafia italiane fiton miliarda çdo ditë. Është fjala për 300 km2 vend në formën e një trekënëshi mbi qytetin e Napolit e me një sipërfaqe të përafërt me ishullin e Maltës. Në atë vend tani përqindja e fëmiëve të vdekur është më e frikshmja në Itali. Mbi 30 milion ton mbeturina, mes tyre fshehur edhe zing, asbest, plumb e të tjera, të fshehura mes mbetjeve të zakonshme, tani kanë krijuar një masë më e madhe se vetë Everesti. Askush nuk merret t’i përpunojë ato, vetëm i hedhin e i hedhin çdo ditë; askush nuk i ndal dot dhe zërat e qytetarëve të thjeshtë humbin e shuhen nën centrifugën e miliadave eurove që ble çdo politikan që kalon dhe shqetësohet atypari. Disa vite më parë, sipas investigimeve nga 18 grumbullues mbetjesh në Napoli, 15 prej tyre kishin lidhje të drejtpërdrejtë me Gomorran, tani duhet të jenë padyshim të 18 të lidhura, a mos më shumë, sepse Mafia hap e mbyll kompani me emra të çuditshëm që të humbë gjurmët. Mbetjet i hedhin e i fshehin mes pemëve dhe më pas paguajnë njerëz me ngjyrë që t’i djegin, tymi dhe gjithçka përhapet rrotull, duke e kthyer të gjithë vendin në të pajetueshëm, por masa sa vjen e shtohet përditë dhe mafia i duhet t’i çojë diku tjetër.

Dikur kjo zonë, për shkak të hirit të Vezuvit ka qenë ndër më pjellorët në botë, tani mafia e ka kthyer në vend të pajetueshëm, njerëzit po e braktisin përditë. Tani ëhstë kthyer në Mafialand, Gomorraland. Për shkak të uljes së çmimeve të produkteve nga kjo zonë, fermerët po e lënë dhe po largohen, duka ia shitur fare lirë tokën mafias, që vazhdon ende të gllabërojë pafund toka të reja për male të reja plehërash, pra për miliarda të reja për vete dhe politikanët e korruptuar, që kanë zbuluar më së fundi biznesin superfitimprurës të hedhjes së plehrave (veçmas atyre kimike), a thua se nuk është po e njëjta tokë ku do të jetojnë edhe ata. Tani sytë e Mafias italiane janë drejtuar nga vendet e Lindjes dhe Afrika, dhe ku ka më afër se njëqind milje përtej Adriatikut, pasi bisnesi ka më pak shpenzime dhe fitimet janë të sigurta, veçmas kur dihet se në ç’duar mafioze politikanësh ka rënë Europa Lindore qysh nga rënia e kampit komunist.

Ndaj besoj se ka qenë një nga fitoret mëdha të shqiptarëve, pra të vetë shqiptarëve, dhe jo të politikës së saj, që të paktën ligjërisht nuk lejohet helmatisja e Shqipërisë me plehrat e kontrolluara nga Mafia italiane.

Ky është fillimi i historisë, fundin nuk e dimë; dimë vetëm që duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga këta thonj që do të na e zhbëjnë atë përjetë, dhe në sytë tanë. E të na e kthejnë në Mafialand, ose Gomorraland.

Etiketa: ackaflutura ackaplehrat
Pas

Rama ende por diplomati gjerman u shkon te vendi i protestës banorëve të Zharrëzës

Para

Një ditë pas “Edi Rama me 40 hajdutë”, protestuesit hedhin miell “drogë” në drejtim të Kryeministrisë (FOTO/VIDEO)

Para
Një ditë pas “Edi Rama me 40 hajdutë”, protestuesit hedhin miell “drogë” në drejtim të Kryeministrisë (FOTO/VIDEO)

Një ditë pas “Edi Rama me 40 hajdutë”, protestuesit hedhin miell “drogë” në drejtim të Kryeministrisë (FOTO/VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.