Të bësh një shëtitje përgjatë pedonales së Molos në Shkodër prej vitesh nuk është më një relaks por një lodhje nervash për shkak të panoramës aspak dinjitoze.
Ndotje alarmante ka pësuar lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës, kjo për shkak të papërgjegjshmërisë institucionale dhe mungeses së vëmendjes shtetërore.
Prej vitesh në dy anë të lumit Buna derdhen ujërat e zeza të qytetit ndërsa projektet për një impiant për trajtimin e ujërave të zeza kanë mbetur vetëm në letër.
Ndërsa trumbetohet turizmi dhe promovimi i resurseve natyrore liqeni me i madh në Ballkan ai i Shkodrës i cili është dhe zonën e mbrojtur ramsar rrezikon të shndërrohet në një moçal.
(E.V/Faxweb.al)