Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Itali. Ergys Merhori, 29 vjeç ka humbur jetën në rrugën Palombarese në komunën e Mentana në Romë, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Mësohet se i riu teksa drejtonte mjetin e tij tip “Dacia Lodgy” ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me murin anësor te rrugës.
Ndërkohë, viktima është dërguar në morg, ku do t’i kryhet edhe autopsia.