Presidenti serb Aleksandar Vucic do të vizitoje Tiranën për të dytën herë.
Lajmi ka ardhur nga agjencia e lajmeve Tanjug, e cila raporton se Vucic do të ketë kontakte të rëndësishme diplomatike dhe do të marrë pjesë në samitin e datave 8-9 maj në kuadër të procesit Brdo-Brijun në Tiranë, datë kjo që përkon dhe me vizitën e pqrfaqësuses për politikën e jashtme në BE, Federica Mogherini, ndërsa priten edhe takime me zyrtarë të lartë shqiptarë.
Takimet do të jenë një mundësi tjetër për Serbinë që të demonstrojë angazhimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie normale në rajon, tha ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, për gazetarët. Mbetet për t’u parë nëse ky samit do të jetë një zgjatim i atij të Berlinit, ku theksojmë se nuk pati ndonjë rezultat konkret.
Përpara ndalesës së tij në Shqipëri, Vucic pritet të bëjë një ndalesë në Itali, ku do të ketë edhe një takim me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini.