Që në moshën 1-vjeçare ai ka emigruar drejt Amerikës, megjithatë asnjëherë nuk e ka harruar dashurinë për vendin e tij.
Së fundmi ai është rikthyer në Shqipëri për të realizuar klipin e këngës së tij të parë me qëllim promovimin e vendit.
Kënga mban titullin “Look Back” dhe klipi i saj është realizuar në dy qytetet bregdetarë të Shqipërisë, Sarandë dhe Vlorë.
Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.
Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar.
Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë.
Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.
Artisti shqiptar nuk i ka vlerësuar ende mundësitë, megjithatë pritet që shumë shpejt këngët e tij të bëhen pjesë e klasifikimeve botërore.