Policia e Matit ka ndaluar një 82-vjeçar me emrin Hajredin Rami, pasi ky i fundit ka thyer një xham tek dera e bashkisë.
“Revolta” e tij kishte ardhur pasi 82-vjeçari kërkonte ndërhyrjen e bashkisë për zgjidhjen e një konflikti për një ndërtim të paligjshëm.
Lajmin e bën të ditur gazetari Basir Çollaku, të cilit ia ka konfirmuar edhe i biri i të moshuarit, Sokoli, këtë veprim radikal të policisë.
“Duket se 82 vjeçari, nje familje e njohur e djathte, ka alarmuar qeverisjen e rendit dhe ate lokale ne Mat, pasi nuk merren dot me denoncimin e bere prej tij…”- shton Çollaku.
Postimi i plotë
“Policia ndalon 82 vjeçarin Hajredin Rami për nje xham te thyer..
Policia ne Mat, ka shoqeruar nga ora 10 e paradites 82 vjeçarin Hajredin Rami. I moshuari ka thyer nje xham te dera e Bashkise pasi kerkonte nderhyrjen e saj per zgjidhjen e nje konflikti per nje ndertim te paligjshem. Kontaktova me te birin Sokolin dhe pohoi se ka marre dijeni pasdite per kete veprim radikal policor. Rami kerkon ndihme nga forcat e rendit por gjendet vete ne qeli. Duket se 82 vjeçari, nje familje e njohur e djathte, ka alarmuar qeverisjen e rendit dhe ate lokale ne Mat, pasi nuk merren dot me denoncimin e bere prej tij..
(M.Q/Faxweb.al)