01:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njihuni me politikanët që na drejtojnë, sa janë ricikluar figurat nga 1990-ta

12:21 | 10/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po krijon monopol”, Rama i kthehet Berishës: I ke dalë për zot, por bastet vdiqën Sali!

Të gjitha analizat për ecurinë e tranzicionit në Shqipëri (1990-2019) arrijnë në përfundimin se Shqipëria ka humbur shumë shanse, kohë dhe energji dhe se përgjegjës kryesorë janë elitat politike të korruptuara dhe konfliktuale që na kanë drejtuar. Për shkak se sistemi shumëpartiak krijoi piramidat e reja partiake, në të cilat kryetarët u bënë liderë dhe më pas edhe “pronarë” të partive, funksioni real konkurrues dhe zhvillues i partive u dëmtua dhe se fatet e vendit u përcaktuan nga emrat e veçantë të politikanëve.

Rrallë gjen një vend tjetër në Evropë ku të njëjtët politikanë që nisën tranzicionin vijojnë të jenë në politikën vendimmarrëse edhe pas 29 vitesh, ashtu siç rrallë gjen vend tjetër në Europë ku politikanët që kanë më shumë se dy dekada në politikë nuk pranojnë asnjë përgjegjësi personale, por gjithnjë përdorin retorikë fajësimi kolektiv për palët e tjera për të gjitha dështimet e tranzicionit.

Gjithashtu rrallë gjen vend tjetër në Europë ku të njëjtit individë – politikanë kanë bërë “luftën” dhe “paqen”, pra kanë krijuar kriza permanente politike dhe janë ofruar pastaj me marrëveshje politike si shpëtimtarët e daljes nga krizat, – pa marrë asnjë përgjegjësi për dështimet, por duke marrë të gjitha meritat për sukseset. Po ashtu, rrallë gjen një vend tjetër në Europë me një bilanc kaq kritik të ecurisë së tranzicionit sa Shqipëria dhe me një popull kaq të dashuruar dhe të nënshtruar ndaj liderëve politikë.

Ata mbështeten, financohen, mbrohen dhe adhurohen nga mbështetësit e tyre, dhe për pasojë, secili prej tyre ka krijuar “pashallëkun” e vet, ku sundojnë duke refuzuar kritikat dhe ndryshimin, ku agjendat personale i kthejnë në agjenda politike të vendit, ku pasionet personale i kthejnë në politika shtetërore,  ku lidhjet personale i shpërblejnë me pushtet dhe para dhe ku mirëqenien personale e matin si standard për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Stafi i Institutit të Studimeve Politike ka analizuar ecurinë e karrierës së liderëve kryesorë politikë, të cilët janë vetë ose përmes partive të tyre aktivë në parlament (PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNJ, LZHK, PDK, PDIU), duke përfshirë në listë edhe ish kryetarin e PS Nano. Qëllimi i analizës është matja e kurbës së karrierës politike të secilit prej kryetarëve të partive kryesore, bilanci sesa vite kanë në politikë, dhe sa prej këtyre viteve i kanë kaluar në pushtet ose në opozitë. Për shkak të pushtetit të madh të kryetarit të bashkisë Tiranë, në dy rastet (Rama e Basha) vitet e karrierës në krye të bashkisë janë lexuar si vite ushtrimi të pushtetit, pasi edhe në aspektin përmbajtësor, pushteti i kryetarit të bashkisë Tiranë është shumë më i madh sesa pushteti i shumë prej kryetarëve të partive të vogla që mbijetojnë në politikë përmes koalicioneve me partitë e mëdha.

Tabela tregon se liderit aktualë politikë kanë vite të tëra në pushtet, dhe disa prej tyre janë prej 29 vitesh në politikën drejtuese. Pyetje është: kur fakti është ky që paraqitet në tabelë, si është e mundur që politikanë me poste drejtuese për dy ose më shumë dekada, me më shumë se nga një dekadë në pushtet, – vijojnë të përdorin sot retorikë kundër establishmentit politik, vijojnë të fajësojnë të tjerët për gjithçka dhe vijojnë të në thonë se ata janë zgjidhja, alternativa më e mirë dhe e ardhmja jonë? Në fakt, ata vetë janë establishmenti, ata vetë janë problemi. Ka një shprehje të njohur të Presidentit Regan adresuar demokracive të brishta në Amerikën Latine që e shpjegon më mirë: “Përderisa politikanëve u është dhuruar pa kontroll sovraniteti i qytetarëve, liria e tyre, hapësira publike dhe instrumentet e pushtetit përfaqësues e balancues, ata nuk kanë më nevojë për qytetarët, por kanë nevojë thjesht për një numër votuesish besnikë një herë në 4-5 vjet për të legjitimuar formalisht veten e tyre”.

Zgjidhja? Regan e ka të gatshme: “Qytetarët të refuzojnë të jenë turmë dhe me zë të lartë dhe kurajë të ndryshojnë pikat e kontratës me politikanët. Sa më shumë hapësirë, alternativa dhe ushtrim të demokracisë, aq më pak rrezikojmë që demokracia të na rrëmbehet dhe aq më shumë kemi garanci të sigurojmë të ardhmen duke shpëtuar prej tyre të tashmen”.

(Instituti i Studimeve Politike)

 

Pas

Godet sërish Erion Veliaj, kërkon të shtyjë për në 17 Ditën e Verës. Merr mendimin e ‘kokave’ të mëdha

Para

Aksidenti me makinë i vajzës së Eli Farës që u mbajt i fshehtë, si shpëtoi Marina pas përplasjes

Para
Aksidenti me makinë i vajzës së Eli Farës që u mbajt i fshehtë, si shpëtoi Marina pas përplasjes

Aksidenti me makinë i vajzës së Eli Farës që u mbajt i fshehtë, si shpëtoi Marina pas përplasjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.