Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të mirë të botës, që tashmë ka zgjedhur të pensionohet në ligën amerikane të futbollit.
Transferimi nga PSG-ja te LA Galaxy duket se ja sjellë edhe një përfitim më të madh financiar për suedezin.
Para këto që mund ti shërbejnë për të plotësuar çdo tekë të tij. Së fundmi, ai ka blerë një jaht të ri, të punuar nga kompania e famshme italiane, Ferretti.
Jahti ka nisur të prodhohet që nga viti 2016, ndërsa kushton afro shtatë milionë euro. Gjatësia; e tij shkon deri në 30 metra.
Në të dy anët e tij ndodhen dritare të mëdha që mundësojnë një pamje spektakolare nga brenda kabinës.
Brenda në të ndodhet një klub i madh, garazh prej 4.5 metrash, bar koktejesh, ‘jet ski’, ndërsa në të mund të qëndrojnë deri në dhjetë persona.
(E.K/FAXWEB.AL)