Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Bùrgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Bùrgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për árrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dy.shime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të parabùrgosuri.
Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës nárkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë árrestimi i stomatologut dhe një të parabùrgosuri.
I parabùrgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të parabùrgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar nárkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se i parabùrgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.
Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë árrestimi i tyre. Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën pènale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Pènal në ngarkim të të parabùrgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën pènale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Pènal, ‘Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve’.