Nobeli i sivjetshëm i Fizikës i ka shkuar 3 shkencëtarëve amerikanë, që zbuluan valët gravitacionale të Universit, të parashikuara nga Albert Einstein.
Rainer Weiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne kanë fituar çmimin Nobel në fizikë pët vitin 2017.
Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.
Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë që nga viti 1901. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë. (S.SH/Shuplaka)