Noisy është bërë përherë pjesë e skenave të ndryshme në lajmet e kronikës. Në ngjarjen e fundit të mbrëmshme, ai i ka bërë rezistencë policëve.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur është ndaluar nga efektivët e rrugores. Fillimisht policët i kanë kërkuar dokumentet dhe lejen e drejtimit, por Noizy i ka thënë se nuk e kishte me vete, pasi e kishte lënë në banesë.
Më pas është bërë verifikimi i targës dhe ka rezultuar se ai kishte shumë gjoba të pashlyera. Për këtë policia i ka komunikuar shoqërimin në komisariat.
Këngëtari ka kundërshtuar dhe në një moment i ka dhënë gaz makinës dhe ia ka mbathur me shpejtësi. Policia i është vënë në ndjekje dhe ka mundur ta ndalojë. E ka shoqëruar në polici dhe e ka mbajtur aty derisa këngëtarit i kanë sjellë patentën dhe ka paguar gjithë detyrimet e gjobave. Më pas e kanë lënë të lirë dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Akuza që rëndon mbi këngëtarin është ”Mosbindje ndaj urdhërave të policisë.”