Deklaratat apo fotot e Uanda Narës, bashkëshortes së Mauro Icardit kanë bërë gjithmonë bujë. Edhe këtë herë ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë me deklaratën se me Mauron nuk bëjnë seks para ndeshjeve.
Në një intervistë për mediat italiane, Uanda tha e Mauro Icardi është profesionist, ndërsa thumboi sërish Interin.
“Nuk e di kush ishte ai që ia vuri syrin Mauros, por rezultoi diçka që u leverdisi të gjithëve. Ai shkoi në një skuadër më të mirë dhe më të rëndësishme. Mauro është pofesionist, nuk bën kurrë seks para ndeshjeve”, tha Uanda Nara.
(M. I./ Faxweb.al)