21:55 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

20:08 | 30/03/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

“Ajo që shoh, nuk më pëlqen” – ishin fjalët që shtangën Valonin gjatë një vizite mjekësore.

Nuk e kishte menduar kurrë se burrat mund të sëmuren nga kanceri në gji, derisa vetë u diagnostikua me të.

“Familja! Si do ta lë!”, ishte gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje babait të dy fëmijëve.

Shpesh e perceptuar gabimisht si sëmundje vetëm e grave, kanceri i gjirit prek edhe burrat.

Deri në 1 për qind e rasteve të diagnostikuara janë burra, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë”

Valoni ishte 38 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen. Një lojë krejt e zakonshme me të birin ishte bërë shkas që ta vizitonte mjekun.

“Teksa po luanim, papritmas, djali m’u hodh në gjoks. Ndjeva një dhimbje të madhe, të papërshkrueshme, por nuk fola me askënd… Shkova në banjë, e preka gjoksin dhe pashë se kisha një kokërr”, kujton ai për Radion Evropa e Lirë.

Menjëherë kishte nisur të shfletonte faqe në internet. Me informacionet që i shfaqeshin, i shpeshtoheshin edhe të rrahurat e zemrës.

“A i prek kanceri i gjirit edhe burrat… Gjithçka që lexoja, e vëreja në trupin tim”…

Dilemave dhe dyshimeve nuk u bëri ballë gjatë dhe iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas analizave të njëpasnjëshme iu rekomandua të bënte edhe mamografinë – një ekzaminim me rreze, që përdoret për të zbuluar dhe diagnostikuar sëmundje të gjirit.

“Unë mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë, jo edhe burrat”, kujton sot 40-vjeçari.

“Me të dalë rezultati, radiologia më tha: ajo që shoh, nuk më pëlqen”.

Fillimisht ndjeu mosbesim, ankth dhe trishtim për lajmin që “nuk kishte menduar se do ta dëgjonte ndonjëherë”.

Mjekët i thanë se kancerin që kishte në gji, e kishte në fazën e tretë, apo në një stad agresiv.

“Nuk u ndjeva mirë, por nuk kisha kohë të mendoja shumë”, thotë Valoni.

Dhe, ashtu siç i rekomanduan mjekët, iu nënshtrua operacionit të parë, pa e ditur se do të kishte nevojë edhe për të dytin.

“Uh, shumë gjëra më kanë shkuar në mend. Fëmijët ishin të vegjël”.

“E, çfarë nëse nuk ia dal?”, kishte menduar përkundër optimizmit që thotë se kishte.

Disa muaj pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në QKUK dhe trajtimit me terapi, analizat i treguan se sëmundja nuk ishte tërhequr plotësisht.

I duhej edhe një operacion për të hequr komplet gjirin dhe për të mënjanuar edhe disa probleme të tjera që i kishte shkaktuar.

“Ai ishte operacion shumë i vështirë dhe në Kosovë nuk bëhej, për shkak të rasteve të rralla… Pas disa konsultimeve, gjeta një mjek në Shkup. Dhe, atë vit, unë isha pacienti i tij i gjashtë”, rrëfen Valoni.

/REL

Pas

SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

Para

Beteja zgjedhore në Stamboll, përcaktuese për të ardhmen e Turqisë

Para
Beteja zgjedhore në Stamboll, përcaktuese për të ardhmen e Turqisë

Beteja zgjedhore në Stamboll, përcaktuese për të ardhmen e Turqisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.