05:18 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

19:35 | 30/03/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur formimin e Qeverisë së re palestineze, duke sinjalizuar se pranon përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun e pushtuar Perëndimor, me shpresën se ky Autoritet mund të administrojë edhe me Rripin e Gazës kur të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta ka shpërthyer gati gjashtë muaj më parë dhe u nxit nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se SHBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”.

“Një Autoritet Palestinez i rigjallëruar në esencë do të sillte rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë dhe do të vendoste kushtet për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller.

Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada.

SHBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Por, Autoriteti ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë që ka me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Më herët gjatë muajit, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit. Të enjten, Mustafa paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës. Aty përfshihen kryesisht autokratë të panjohur, por po ashtu ministri i Brendshëm dhe disa anëtarë të tjerë të lëvizjes Fatah të Abbasit bëjnë pjesë në Qeveri. Po ashtu, disa ministra janë nga Gaza, por nuk është e qartë nëse ata po jetojnë ende në enklavën palestineze.

Grupi radikal, Hamas, rival i Abbasit, dëboi forcat e tij të sigurisë nga Gaza më 2007, kur grupi mori pushtetin. SHBA-ja dëshiron që një Autoritet i reformuar Palestinez të rikthehet dhe të administrojë Gazën, një ide që është kundërshtuar nga Izraeli dhe Hamasi.

Një sfidë e madhe për Autoritetin Palestinez, nëse merr rolin e administrimit të Gazës, do të ishte rindërtimi i enklavës. Pothuajse gjashtë muaj luftë ka shkatërruar infrastrukturën kritike përfshirë spitalet, shkollat, shtëpitë, rrugët, sistemin e kanalizimit dhe rrjetin elektrik.

Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale. Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

Izraeli ka thënë se pas përfundimit të luftës do të mbajë, për një periudhë të pacaktuar kohore, kontrollin e sigurisë në Gazë dhe do të bashkëpunojë me palestinezët që nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin.

Pas

Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti uron Pashkët katolike

Para

“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

Para
“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.