Në një monolog të tijin të përjavshëm Mustafa Nano është shprehur se Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë në politikë pasi sipas tij ajo është naive dhe se duhet të duhet të ketë kujdes:
“Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”.
Nano gjithashtu i ka kujtuar deputetes Hajdari dhe rastin e Rudina Seserit, ndërsa është shprehur i befasuar me qëndrimin e Hajdarit karshi Vetingut të së ëmës gjyqtare.
Ndërsa gazetari i bëri dje këto deklarata, Rudina Hajdari i është përgjigjur sot në një postim në rrjete sociale:
“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”.