Kryeministri Edi Rama, priti mbrëmjen e sotme ardhjen e ngarkesës së dytë të vaksinave Pfizer në Shqipëri. Gjatë një konference të mbajtur në ambientet e aeroportit të Rinasit, Rama iu përgjigj ankesave të akumuluara të këtyre ditëve në lidhje me problematikat e krijuar nga moti i keq në vend. Rama në përgjien e tij zgjodhi një krahasim me situtaën në ShBA, duke thënë se stuhia e dëborës në ShBA, ka lënë pa energji elektrike 3 milionë banorë.
Është e disata herë që kryeministri i shmanget përgjegjësisë duke bërë krahasime që nuk qëndrojnë.
“Imagjinoni sikur sot në situatën të mos kishim as kontratë me Pfizer dhe as parapagimin me Covax, imagjinoni çfarë do të bëhej këtu.
Përpara të vija këtu lexova një artikull të numrit të familjeve që nuk kanë energji elektike për shkak të stuhisë së dëborës në ShBA.
Imagjino që janë me linjat e shpërndarjes së ShBA-ve dhe jo linjat e dobëta shqiptare. Në raport thuhej se 3 milionë familje kanë mbetur pa drita në ShBA.
Nuk është shpikur akoma një mbulesë që të mbrojë rrugët nga bora, që Andi Bushati të mund të kthehej i qetë nga skitë. Këtu janë sytë aq të mprehtë që e shquajnë menjëherë se në Shqipëri përdoren ende lopata. Po çfarë të përdorim, raketa? Lopatat përdoren në të gjithë botën. E patë çfarë ndodhi në Athinë, bllokimi që u shkaktua nga dëbora“, tha Rama.