Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ditën e sotme, pasi nuk gjeti emrin në listën e votuesve të njësisë numër 2 në Tiranë.
Në një status në Facebook, Kulluri sulmon Lulzim Bashën, Gazment Bardhin dhe Jemin Gjanën, që sipas tij janë tre “komunistë” që duhet të largohen nga pozicionet e tyre.
Duke sqaruar se ai arriti të votonte për shkak të vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të njësisë dy, Edvin kulluri thekson se lufta për demokratizimin e PD-së nuk do të ndalet.
“Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!
Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!
Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!”, shkruan Kulluri.
(E.H/Faxweb.al)