I ftua në studion e FaxNews, ditën e sotme ka qënë ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili.
Ai ka komentuar bilancin e 2 protestave të fundit të opozitës.
Në nisje të fjalës së tij, Vasili foli për arritjet që karakterizojnë opozitën.
“Arritjet më të mëdha nuk janë vetëm të opozitës por dhe të opinionit publik në Shqipëri. Tani për çdo shqiptarë është shumë e qartë se kush e qeveris dhe si e qeverisë.
Të gjithë i njohim raportet me drejtësinë, ekonomië, papunësinë apo dhe marrëdhëniet me korrupsionit.”
Sa i përket deklaratës së djeshme të bërë nga Kryeministri Edi Rama, I cili pranoi dialog por pa kushte Vasili edhe një herë rikonfirmoi qëndrimin e opozitës.
“Rama është i çartur, sepse ne e kemi përjashtuar nga dialogu. Nuk kemi çfarë dialogojmë me këtë kryeministër sepse kushti jonë ky është.
Me Ramën nuk pranuan të dialogonin as studentët të cilët e kuptuan shumë mirë.
Kryeministri është ilegjitim, qartë dhe pastër. Është provuar që ka grabitur votën me kriminel, dhe ka prodhuar një maxhorancë ilegjitime.”
Ndërkohë që biseda ka vijuar më tej, Vasili është shprehur se nuk i interesojnë aspak apelet e bëra nga ndërkombëtarët për deijimin e dhunës në protestë drejtuar kjo 2 krerëve të opozitës Kryemadhi dhe Basha.
“Nuk i kam dëgjuar këto apele sepse ne kemi në themel të konfliktit votën e lirë dhe të ndershme. Unë ndërkombëtarët nuk i dëgjoj më nëse nuk i kërkonë Prokurorisë për dosjen 339 apo dhe dosjet e tjera të bëra publike. Kemi dhe histori të tjera korrupsioni të cilat kanë përfshirë dhe SHBA-të. Sa i përketë dhunës, dua të them se Sahit Dollapi është rrahur në mes të rrugës, i pambrojtur.
Ç’janë këta ndërkombëtarë që mbajnë qëndrime të njëanshme, ne nuk kemi më interes t’I dëgjojmë.”
Ndërkohë që Vasili gjatë fjalës së tij ka komentuar dhe reagimin që pati sot Blerina Gjylamet, sa I përket shkrimit të ‘Bild’ për Shqipërinë dhe situatën aktuale të vendit.
“Këto budalliqe të Gjylametit ne në Shqipëri nuk i dëgjojmë, ndërkohë që në Europë qeshin. Nuk kanë ngelur zyrtarucet e Ramës të flasin për këto gjëra. Këta janë idiotër. Ne nuk kemi asnjë lloj sigurie në dorë të këtyre.”
Discussion about this post