Per herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua ne fund te 2020-ës, si një person i shpallur në kerkim për sulmin me armë ndaj banesës së policit A. P. Por Pllanaj, qëndroi në kërkim policor vetëm 12 orë. Ai u paraqit së bashku me tre të tjerë në kërkim si ai , me alibinë në dorë. Nuk kishte qenë në Shkodër, në çastet kur në drejtim të shtëpise së policit të Shqiponjave po zbrazej një karikator me fishekë. Kështu që ai shpëtoi paq dhe çështja për sulmin për shkak te detyrës ndaj policit , edhe sot e kësaj dite mbetet e pa zbardhur.
Në të vërtete polici i Shqiponjave, u përplas me Pllanajt për një gjobë. Në 15 Dhjetor kur ai guxoi të vendoste një gjobë, perpara fytyrës ju përplas portreti i një të paprekshmi. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Pllanaj dikujt i thoshte me zë të lartë: Çojeni ku të doni, hiqeni prej këtej nuk e dua këtë polic në Shkodër. Ai i tregoi madje mesazhin ku njëri ndër shefat përgjërohej: “Nuk i kam qit unë policët të betohem që s’di gjë”. Ky version tregohej ato ditë në policinë lokale, por mbetën vetëm fjalë.
Përplasja për gjobën ndodhi diçka mes datave 15-16 dhjetor 2020. Sulmi me armë në datë 23 dhjetor. Por policia dhe prokuroria u gjet e papërgatitur të zbardhte nëse ky incident që i beri policët e thjeshtë të dridhen ne Shkodër, kishte lidhje me të paprekshmin Plllanaj.
Kujtojmë se Bardhok Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës teksa po udhëtonte me automjetin e tij.
Dy janë pistat ku hetuesit janë përqëndruar dhe po punojnë për të identifikuar autorët e vrasjes së Bardhok Pllanajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Pista kryesore ku policia dhe prokuroria e kryqendrës së veriut po heton është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në Shkodër, por nje tjetër pistë që grupi hetimor nuk e ka anashkaluar lidhet edhe me të shkuarën e viktimës, si i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë që në ndihmë të autoriteteve të Shkodrës ka shkuar edhe një grup i posaçëm nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Drejtorit të policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dy armët kallashnikov të gjetura në makinën e djegur pas krimit të rëndë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim me shpresën për të gjetur gjurmë të autorëve.
Drejt Pllanajt është qëlluar nga dy armë të ndryshme duke zbrazur drejt tij dy karikatorë kallashnikovi. Pas atentatit mafioz autoritetet kanë sekuestruar disa kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj, por edhe në hyrje dhe dalje të fshatit Dobraç, biznese si dhe në banesat që janë buzë rrugës. Pra shpresa e vetme e hetuesve për të rënë në gjurmët e autorëve janë kamerat e sigurisë, ku sipas inormacioneve janë dhjetëra të tilla që janë sekuestruar dhe po bëhet kqyrja e tyre.