Pasi policia bëri publike ekspertizën mjeko-ligjore që caktoi se vdekja e Enea Ftoit ishte për shkaqe natyrale dhe se nuk ishte shkaktuar nga dhuna, vjen reagimi nga familjarët e viktimës.
Babai i Enea Ftojit për Fax News është shprehur se ka pasur dhunë barbare.
“Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe në fytyrë kishte të enjtura dhe shenja. Lajmin që ai ndrroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi të bindur që është dhunuar. Do të bëjme zhvarrosjen e trupit dhe të bëhet përsëri ekspertize. Do të bejme vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Femijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtepia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush.”
Ndërkohë që nëna e Enea Ftoj është shprehur se plicia ka ushtruar shume dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë.
“Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë që të bëjë ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova ne paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha që po e rrihnin. Policia të hapë kamerat. Do kërkoi vetegjyqesi si nëna e tij.”
(M.Q/Faxweb)