Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata i ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, për të folur mbi aksionin politik të opozitës u shpreh vendimi për të djgur mandatet ishte një vendim i unfikuar.
Më tej Gjata foli dhe sesi do të vijojë protesta deh aksioni politik i opozitës, ku Gjata theksoi se nuk do të ketë një marrëveshje me Edi Ramën.
“Dorëheqja e mandatit është individuale, pavarësisht se ishte unanime. Me protokol nesër deputetët dorëzojnë mandatet. Parlamenti ja dorëzon KQZ-së. Si rrallë herë opozita është e unifikuar. Këtë meritë e ka Edi Rama.
Në 11 është protesta para parlamentit. Ne shkojmë të protestojmë para kryeminstrisë ai ikën në Vlorë. Jemi nesër para parlamentit, nuk mblidhet shtyhet seanca. Pse kaq frikë. Pse ikni?
Berisha dy herë është sulmuar dy herë ka qendruar në zyrë. Të tregohet burrë Rama të rri në zyrë. Si nuk dolën këto të majtë të kenë një lider që mos te trembet. Çfarë është kjo e majtë kështu. Kjo lloj partie pa një lidër të tillë ku shkon.
Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Rama nuk është personazh që mund të bisedohet. Qëndrimi jonë është konseguent, po marrëveshje me Edi Ramën nuk ka. Nëse krijohet qeveria tranzitore, e sigurt që negociatat hapen. Harrojeni që me Ramën çelen negociatat. Po citoj profesor Mark Markun: Më mirë të mbrojmë demokracinë me dhunë, sesa të rrimë në diktaturë në heshtje.”- u shpreh Gjata.
(M.Q/Faxweb.al)